Nesër një nga ditët më të ftohta të dimrit, priten temperatura deri në -18 gradë

Temperatura të ulëta polare dhe rreshje të borës e presin Maqedoninë në ditët e ardhshme.

Nga DPHM thonë se dita e nesërme (e martë) do të jetë një ndër ditët më të ftohta të këtij dimri me temperatura deri në minus 18 ndërsa nga e mërkura priten rreshje të reja të borës në gjithë territorin e shtetit.

Në pjesët perëndimore pritet borë deri në 20cm.

Nga LAMM apelojnë qytetarët që obligimet e tyre ti kryejnë gjatë ditës kur ka kushte më të mira dhe në rrugë të nisen me rezervoar të plotë dhe me pajisje dimërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu