Netanyahu takohet me Scholz, thotë se dëshiron një sulm në Rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi duhet të “eliminohet”, dhe se dëshiron të vazhdojë me një sulm tokësor në Rafah pas zhvendosjes së popullsisë.

Ai këtë u tha gazetarëve në një konferencë shtypi të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Shcholz.

Netanyahu tha se me Scholz patën një “bisedë shumë serioze dhe të rëndësishme mes miqsh”.

Shefi i qeverisë së Izraelit tha se kancelari gjerman theksoi mbrojtjen e civilëve dhe rritjen e ndihmës humanitare gjatë takimit të tyre, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu pretendoi se ushtria e vendit të tij “ka bërë më shumë për të minimizuar viktimat civile se çdo ushtri tjetër në kohët moderne” dhe se Izraeli po ndërmerr “përpjekje të pazakonta për të rritur ndihmën nga toka, deti dhe ajri”.

Kjo pavarësisht se mbi 31 mijë 500 palestinezë në Rripin e Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet izraelite, dhe OKB-ja dhe aleatët e Izraelit po e kritikojnë për kufizimet e tij për ndihmën ndaj enklavës së rrethuar ku njerëzit po vdesin nga uria e imponuar nga Izraeli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu