Nevojë urgjente për gjak, shkrimtari i madh shqiptar në gjendje të rëndë

Shkrimtari i madh Fatos Kongoli ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se në dy muajt e fundit, Kongoli, i është nënshtruar dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës.

Ai tashmë ndodhet në periudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë urgjente për dhurim gjaku.

“Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore”, shkruan botuesi Fatmir Toçi në Facebook. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu