“Neymar ka humbur magjinë e tij te PSG”

Ish-shoku i skuadrës i Neymar, Thomas Meunier ka dhënë disa komente lidhur me yllin brazilian dhe formën e tij te PSG. Meunier beson se Neymar ishte një lojtar më i mirë para se të kalonte te parisienët dhe që prej kur ai shkoi në ‘Parc des Princes’, ai humbi magjinë.

Duhet ta pranoj se isha fans i madh i Neymar kur ai luante te Barcelona. Në Paris ai humbi magjinë e tij, nga pikëpamja ime”, ka thënë Meunier.

Rikthimi ka të bëjë vetëm me të. Nëse do të isha 10 vjeçar, do ta kisha posterin e tij në dhomë”, shtoi belgu.

Meunier kaloi tri vite te PSG si shok skuadre me brazilianin Neymar. Neymar ka regjistruar më pak se 150 paraqitje me skuadrën e PSG në pesë vitet e kaluara, duke u përballur shpesh me lëndime. Lojtari kalonte te PSG nga Barcelona, në vitin 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu