Intervistës së “famshme” të Neymar-it në Brazil i ka dalë një tjetër pjesë interesante. Sulmuesi i PSG-së tha se ndeshja më e bukur në karrierën e tij ishte kur i kthyen rezultatin PSG-së, ndërsa tani shprehet se lojtari më i mirë që ka pasur kundërshtar është Sergio Ramos.
“Sergio Ramos është lojtari më i mirë që kam luajtur kundër tij. Ai është qendërmbrojtës shumë i aftë dhe shënon dhe gola. Është shumë e vështirë të luash kundër tij.
“Thiago Silva gjithashtu. Janë dy mbrojtësit më të mirë që kam luajtur kundër”, – u shpreh Neymar. E ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje, pasi nuk po stërvitet me PSG-në dhe kalimi te Barcelona ka ngecur.










