Neziri: Ende nuk ka ofertë që zgjidh problemet e shqiptarëve në Maqedoni

Analisti politik, Xhelal Neziri, ka komentuar gjendjen aktuale në Maqedoni, duke iu referuar Zgjedhjeve Parlamentare.

Në një intervistë për Klan Kosova, Neziri tha se shqetësuese tek shqiptarët maqedonas del të jetë aktiviteti për iniciativa të reja në tendencë për të mundur partitë e vjetra.

Veç tjerash, Analisti Xhelal Neziri, ka thënë se ende nuk është parë ndonjë program apo ofertë në fushata të Zgjedhjeve Parlamentare në Maqedoni, që do të trajtonte problemet që ballafaqohen shqiptarët, njofton Klan Kosova.

”Në momentin kur partitë politike mbyllen për këto prurje të reja, natyrisht që të gjithë ato parti që kërkojnë pjesëmarrje politike kërkojnë iniciativa të reja”.

”Ajo çfarë është shqetësuese tek shqiptarët maqedonase, është se çdo herë kemi iniciativa të reja, që mundin ato të vjetrat”.

”Tendenca për të vazhduar çuarjen në histori të partive të vjetra e krijimi i partive të reja nuk është demokratike”.

”Ne na duhet parti stabile për të funksionalizuar shteti”.

”Shqiptarët e Maqedonisë janë të lodhur nga premtimet që u bëhen atyre, jo vetëm nga 2002 por që nga pavarësimi i Maqedonisë në 1992”.

”Ata ballafaqohen me integrimin e bashkimit Europian në Nato si dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe”.

”Këto probleme praktike, kauza të vogla shqiptare, po anashkalohen”.

”Siç janë zhvillimi ekonomik i papunësisë, zhvillimi i komunave shqiptare dhe disa probleme të tjera që shqiptarët ballafaqohen”.

”Unë nuk kam parë që ka një ofertë të tillë që japin zgjidhje të problemeve të shqiptarëve”.

”Numri i nxënësve shqiptarë bie cdo ditë e më shumë”.

”Në mungesë të kapaciteteve për të ofruar, shqiptarët luajnë kartën e sigurt në këto zgjedhje”.

”Këto zgjedhje janë rezultat i një krize, ku shumica e njerëzve kannë frikë edhe të flasin. Por këto janë zgjedhjet më të paparashikueshme që mund të ndodhin”.

”Kemi një barazim të vitingut të partive maqedonase”.

”Në anën tjetër kemi një përçarje të faktorëve shqiptarë, në katër pjesë. Të gjitha kombinimet janë në lojë dhe partitë politike shqiptare kanë lënë hapur dyert për bashkëpunim me Zaev dhe Gruevskin”, ka përfundaur Neziri, njofton Klan Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu