Nga 1 gushti Kosova nuk i lëshon në kufi shtetasit me dokumente të Serbisë

Nga dita e hënë, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’, pra shtetasit e Serbisë nuk do të mund të kalojnë me dokumentet e tyre.

Me anë të një njoftimi në gjuhën shqipe dhe serbe, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë, Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.

Në qershor Qeveria ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletëdeklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu