Nga 1 qershori kosovarët mund të pinë kafe në kafiteri dhe restorante: Këto janë rregullat

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se kafenetë, restorantet e jeta po i kthehen Kosovës me 1 qershor, vetëm se duhet respektuar masat për mbrojtje kundër koronavirusit, shkruan InfoShqip.com

Me anë të një postimi në Facebook, Petrit Kllokoqi ka njoftuar se sektori i gastronomisë në Kosovë do të hapet me 1 qershor dhe se klientët duhet pasur parasysh masat mbrojtëse kundër koronavirusit.

”Ne po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosovës, Ne duhet te mësohemi te jetojmë me virusin , duhet te ruhemi nga ai mirëpo edhe jeta ekonomike duhet te vazhdoje, u bëjmë thirrje te gjithë Gastronomeve qe ta ruajmë shoqërinë ta ruajmë vendin ta ruajmë vetveten, ashtu siç ditëm qe ne ditën e pare ti mbyllim”, ka shkruar Kllokoqi.

Kujtojmë se deri tani qytetarët që kanë dashur të pinë kafe, kanë mundur të shërbehen vetëm me shërbimin e njohur ‘takeaway’ ose ‘merre me vete’, kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga IKSHPK.

Gjatë kohës së pandemisë pati shumë shkelje nga shumë kafiteri dhe restorane ku nuk e ndalen shërbimin dhe ofruan ushqimi e pije sikurse në ditët e zakonshme, kjo ka ndodhur që Policia të shqipton dënime të ashpra ndaj këtyre bizneseve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu