Nga Argjentina, Paulo Dybala-n e bëjnë lojtar të Interit

Paulo Dybala është lojtari më i ri i Interit, bëhet e ditur nga Argjentina. Sipas Cesar Marlo nga TycSport, ish-lojtari i Juventusit tashmë ka pranuar një marrëveshje 4-vjeçare të propozuar nga drejtuesit e Nerazzurrëve.

Disa detaje të vogla kanë mbetur për t’u depozituar, të cilat duket se nuk e rrezikojnë marrëveshjen e arritur.

Në ditët në vijim pritet që Dybala të kryejë edhe vizitat mjekësore, për të veshur më pas fanellën “zikaltër”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu