Nga Nagorno Karabakh, strategjia ruse zhvendoset në Ballkan

Apo lëviz drejt Ballkanit strategjia e re ruse, pas asaj që ndodhi në Nagorni Karabakh? Pomakë, shtetas të Kosovës dhe minoritete ballkanik ata që fryjnë idetë e separatizmit, investojnë në dobësimin e frontit të NATO-s dhe të politikës së Bashkimit Evropian për zgjerimin në Ballkan.

Me hapa të vegjël drejt një loje luftërash në Ballkan? Nagorno-Karabakh ngjan, pas marrëveshjes anti-armene, me Krimenë dhe Donbas. Ose thënë ndryshe Moska mbështet tendenca të ndryshme separatiste me qëllim për të ndikuar në zhvillimet politike të këtyre shteteve.

Të njëjtën gjë mendohet se është duke bërë aktualisht dhe në Ballkan, ku Kina ka bërë investime të mëdha, që të mund të ketë një pushtet të përhershëm; të paktën kështu flitet në qarqet diplomatike. Ata që fryjnë në erën separatiste investojnë strukturalisht në dobësimin e NATO-s dhe të politikës së Bashkimit Europian për zgjerimin dhe do donte të vinte bast për një qendër të re për politikat tregtare.

Pas humbjes së luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut, të cilat po synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, nuk është çudi që Rusia të kthejë sytë nga Kosova – dhe pse KFOR do i rezistojë sa më shumë ndërhyrjeve – që ndoshta në synimet ruse mund të transformohet një Nagorno Karabakh i ri? Në fakt tensionet e brendshme nuk janë zgjidhur asnjëherë me të vërtetë: në vend të armenëve janë shqiptarët dhe në vend të azerëve janë serbët, me të cilët Moska ka një dialog të vazhdueshëm.

Për momentin është një hipotezë që ka mbetur në tryezat e analistëve, por të dhënat nuk mungojnë. Për shembull Bullgaria: këtë tetor në ditën e 100 –të të protestave të vazhdueshme kundër korrupsionit, mijëra persona u mblodhën para qendrës legjislative kombëtare, për të manifestuar kundër sistemit oligark duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Në vend liria e shtypit është një grusht hi: vendi klasifikohet në vendin e 111-të në botë nga Reporterët pa Kufij.

Ndër të tjera disa ditë më parë qeveria i tha jo procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, duke u vendosur në mes të rrugës për zgjerimin e BE në Ballkan. Gjithashtu në vend mbetet e pazgjidhur dhe situata e pomakëve, që jetojnë në mazhorancë pikërisht në Bullgari, por kanë minoritetin e tyre të pranishëm në Kosovë, Greqi, Turqi dhe Shqipëri.

Pomakistani, një minishtet i pavarur, është një gjemb për qeverinë e Sofias. Tashmë 500 mijë pomakët përfaqësojnë një minoritet dhe një komb që nuk është mund të jetë një objektiv për vëmendjen ruse pikërisht për të mbështetur pulsimet e tyre separatiste.

Vatrat e tensionit vijojnë në Kosovë: akuza e zyrtarizuar në 4 nëntor nga Prokuroria Speciale kundër Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfaqëson një element më shumë paqëndrueshmërie të politikës së brendshme. Por përtej procedurës gjyqësore, mbetet ndërkohë i paprekur fronti i krizës me Serbinë.

Kosova i ka kërkuar zyrtarisht Bashkimit Europian dhe Nato-s që të stigmatizojë deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vucic, i cili u shpreh se në rast se nuk do të kishte një zgjidhje mes dy vendeve, do të mund të përsëritet ajo që ndodhi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

E tregojnë fjalët e Vuçiç: “Konflikti i Nagorno Karabak ka dëshmuar se si një konflikt i ngrirë mund të shndërrohet në një katastrofë. Duhet të mësojmë nga ajo që ka ndodhur në vitet ’90, por dhe nga ajo që ka ndodhur tani. Nuk duhet të lëmë një konflikt të ngrirë si trashëgimi për fëmijët tanë. Mesazhi më i rëndësishëm për ne është mesazhi i paqes dhe dëshira për të vazhduar dialogun me Prishtinën si dhe të kuptojmë se zgjidhja më e mirë është zgjidhja që mund dhe duhet të arrijmë nëpërmjet dialogut. Por është mirë që ta gjejmë sa më parë sepse në të kundërt do të mund të ndodhë një konflikt mes nesh”.

Potenciali ushtarak serb në vitet e fundit është rritur shumë duke marrë nga Kina dhe Rusia, furnizime si avionë, tanqe, helikopterë, raketa dhe dronë. Moska po mendon dhe për hapjen e një zyre të ministrisë ruse të mbrojtjes në Beograd. Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan nëpërmjet anëtarit të kongresit amerikan Eliot Engel, i cili i kërkoi zyrtarisht administratës amerikane që të vendosë sanksione ndaj Serbisë për blerje të armëve ruse. Beogradi njësoj si Ankara, e cila me blerjen e sistemit raketor rus, është vendosur në një situatë mospërputhjeje me NATO-n.

Në Ballkan ku dhe Turqia ka hyrë mirë, ka dhe një lidhje tjetër të fortë me çështjen e Nagorno Karabak. Prej më shumë se një viti Serbia dhe Azerbajxhani kanë mbështetur njëri tjetrin në pretendimet reciproke territoriale. Ndër të tjera Baku i ka dhënë Serbisë linja kredie infrastrukturore dhe një sipërmarrje ndërtimesh azere, ka përfunduar punimet e autostradës Korridori 11 në Serbi. Por ndërkohë Bashkimi Europian po lufton me veten e tij në Ballkanin Perëndimor.

Bullgaria organizoi një samit me vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, një sinjal pozitiv për zgjerimin. Por një javë më vonë Sofie bllokoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të pretendimeve historike dhe disa cështjeve që lidhen me identitetin kombëtar.

Në 10 nëntor në samitin e Sofies, të drejtuar nga Bulgaria dhe Maqedonia e Veriut, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kandidatë për anëtarësim – Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – nënshkruan deklaratën për tregun e përbashkët rajonal dhe Axhendën e Gjelbër për Ballkanin perëndimor.

Me atë rast u firmos formalisht dhe plani ekonomik i investimeve për ballkanin perëndimor, paketa e fondeve para amëtarësimit – me një vlerë prej 9 miliard eurosh – të cilat komisioni europian synon të ndajë mes gjashtë vendeve kandidate. Por një gjë e tillë pret ende miratimin e vendeve anëtare.

Gjashtë liderët u shprehën në favor dhe të iniciativave të tjera si integrimin e komunitetit rom, më shumë përfshirje të të rinjve në tregun e punës për të shmangur arratisjen e trurit – një nga shpatat e Demokleut që bën hije në të ardhmen e rajonit, dhe aktualisht objekt i një krize intensive demografike.

Por një javë më vonë Bullgaria bllokoi negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Për ata që ndjekin pak ngjarjet e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo mund të duket absurde. Fenomeni i njohur si “nacionalizimi i procesit të anëtarësimit”, ka kohë që ekziston në BE, me vendet anëtare që përdorin pushtetin e vetos për të kërcënuar vendet kandidate duke i detyruar të respektojnë më shumë kushte se ato zyrtare, të cilat monitorohen nga Komisioni Europian.

Një gjë të tillë e ka bërë më parë Sllovenia em Kroacinë, Greqia me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kroacia me Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, dhe aktualisht Bullgaria me Maqedoninë e veriut. Kjo pavarësisht se dy shtetet kanë firmosur një traktat miqësie tre vjet më parë, i cili parashikon dhe krijimin e një komisioni të përzier historik për të përcaktuar një variant të pranuar nga të dy popullsitë. Por Sofei vendosi të dërgojë akademikë me orientim nacionalist, duke dhënë përshtypjen se objektivi i vërtetë ishte imponimi i interpretimit bullgar të historisë, dhe arritja sa më parë e një marrëveshjeje.

Minimizimi dhe mohimi i kësaj situate që bën të çalojë politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe ndoshta të gjithë klasën e politikës së jashtme, shkon në favor të armiqve të Europës. Armiq që veprojnë në Ballkanin perëndimor, në shtetet anëtare, dhe në shtetet e treta kryesisht në Rusi.

Florian Bieber, një nga studiuesit më të kujdesshëm të ish Jugosllavisë shprehej dikur: “Bashkimi Europian bazohet në njohjen dhe pranimin e diversitetit dhe ndryshimit. Krijimi i hapësirave për identitetet ndryshe është një shtyllë e rëndësishme për Europën dhe lejon bashkëpunimin pa imponuar një vizion të së kaluar, apo nacionalitetin tënd dikujt tjetër. Ka shumë përplasje historike mes vendeve anëtare, dhe është mirë që të jenë historianët ata që do të caktojnë hapësirën e përbashkët.”

Pas luftës, para paqes. Arrestimi i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, konsiderohet si sfida më e freskët mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Ballkan. Disa vite më parë, gjatë një darke pune në një nga shumë konferencat për paqe në Ballkan, një ministër i jashtëm i BE, bëri një deklaratë të veçantë. Ai tha se nuk kishte punë të lehtë politike se të ishte përfaqësues i nivelit ndërkombëtar i një vendi në Ballkan, të shkatërruar nga lufta. Kjo sepse ngado që ai shkonte, pritej me duartrokitje, përshëndetje dhe përqafime. Askush nuk merrej me aftësitë e tij personale drejtuese. Dhe situata absolutisht pozitive në të cilën ndodhej e mbronte nga çdo kritikë politike.

Duke filluar nga vitet ’90, Ballkani perëndimor ka qenë një burim i pabesueshëm vëmendjeje, për të gjithë palët e përfshira, vendorë apo ndërkombëtarë, pavarësisht rolit që kishin. Luftërat dhe periudhat e komplikuara të pas luftës, fillimisht në Kroaci, më pas Në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë se Serbi, për shumë kohë kanë marrë faqet e para të mediave perëndimore të cilat kanë ndjekur zhvillimet hap pas hapi; shpesh herë duke humbur në mikrotregimet e përditshme të ngjarjeve.

Një seri faktorësh reduktori në mënyrë progresive rëndësinë dhe Ballkani rrërshqiti në një situatë për të cilën të tjerët janë dëshmitarë të hutuar. Nga ana tjetër, atentati ndaj kullave binjake në 2001-shin, zhvendosi shigjetën gjeopolitike të vëmendjes jashtë Europës, drejt Azisë dhe Lindjes së Mesme. Nga ana tjetër dalja në skenë e Kinës dhe rikthimi i Rusisë si lojtar global, mbyllën sezonin e shteteve të bashkuara të Amerikës si ‘police e botës’, dhe që kishte prekur pikën më të lartë në Ballkan me nënshkrimin e marrëveshjeve të paqes së Dejton në vitin 1995 dhe me bombardimin e Beogradit në 1999-ën.

Ishte arrestimi i Hashim Thacit, që risolli sërish hapësirë në mediat perëndimore për Ballkanin, dhe pse ende në plan dytësor, duke marrë në konsideratë zgjedhjet presidenciale amerikane dhe valën e dytë të Covid 19. Është e parashikueshme që kjo vëmendje të ishte e përkohshme. Një nga pikat më të rëndësishme për analistët është ndalimi që do të ketë dalja nga skena e Thaçit tek marrëdhëniet serbo – kosovare.

Një figurë e rëndësishme e të kaluarës, Thaci ishte dhe një prej protagonistëve taktikë të një negociata të pafundme me Beogradin. Ishin akuzat ndaj tij për krime lufte në fund të muajit qershor të këtij viti që anuluan vizitën në Uashington ku do të takohej me presidentin serb Vuçiç.

Pas vitesh përpjekjesh evropiane, tashmë në skenë është ndërmjetësimi amerikan – i preferuar dhe nga Thaçi në krahasim me atë të BE. Koha e dyshimtë e zyrtarizimit të akuzave forcon hipotezën se kjo është një lëvizje e Bashkimit Evropian për të bllokuar këtë marrëveshje ku të dy presidentët reaguan ndaj sugjerimeve që vinin nga Uashingtoni për palën kosovare dhe nga Moska për serbët.

Diplomacia europiane dhe Berlini nuk u irrituan me faktin se serbë dhe kosovarë më në fund do të arrinin paqen, por se kjo marrëveshje do të ndodhte me një shkëmbim reciprok territorial dhe modifikim kufijsh mes dy vendeve. Kjo zgjidhje, prej kohësh e gëlltitur nga liderët në Prishtinë dhe Beograd, në të vërtetë do të krijonte një precedent të rrezikshëm në rajon. Fillimisht serbo boshnjakët do të shpresonin dhe më shumë për një bashkim me Serbinë; dhe më pas rreziku për një rivizatim kompleks të kufijve në Ballkan. Një event që gjithnjë ka shkaktuar trauma të thella. Pa përmendur faktin se, me një stabilizim të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, në radhë të parë Bashkimi Europian, do të duhej të reduktonte praninë në zonë duke hequr dorë nga shumë avantazhe gjeopolitike dhe protagonizmit që kjo situatë sjell.

Më shumë se një veprim që synon të sjellë drejtësi në Ballkan për plagët e pambyllura të viteve 90, arrestimi i Thaçit mund të lexohet si një kapitull në garën mes donatorëve – kryesisht SHBA dhe BE – për ndikimin gjeopolitik mbi Prishtinën.

Nga ana tjetër, gabimi kryesor politik i ish presidentit të Kosovës, të njëjtën gjë bënë dhe liderë të tjerë serbë e kroatë në të kaluarën – ishte besimi në iluzionin se një pjesëmarrje aktive në një proces politik të mbështetur dhe të sugjeruar nga Uashingtoni, mund ta shpëtonte nga akuzat e Hagës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu