Nga partia në parti, kush ishte mjeku psikiatër që politika i morri jetën

Pak para ditës së votimit, një eksponent i njohur politik lokal në Elbasan është ekze kutuar, duke e bërë të përg jakshme këtë fushatë në fundin e saj.

Pjerin Xhuvani, i ekz ekutuar sot në Elbasan, është një mjek psik iatër me profesion.

Në vite, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Spitalit Ps ikiatrik të Elbasanit, si dhe atë të të drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Xhuvani ka qenë për disa vite i angazhuar në politikë, duke kaluar në tre forca të ndryshme. Ai ka qenë drejtues në Elbasan me PDK-në e Nard Ndokës, disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të cilën ka kandiduar si deputet, më pas është angazhuar me PDIU-në dhe tani mësohet se është tërhequr nga politika edhe pse është aku zuar nga opozita si i lidhur me Partinë Socialiste, raporton Shqiptarja.com.

Ai ishte 56-vjeç. Ndërkohë, si drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i nd jeri është prangosur 6 vite më parë pasi aku zohej se i shkaktoi dëm shumë të madh financiar shtetit, rreth 500 mijë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu