Nga PSG te Borussia Dortmund, disa nga gjigantët evropian janë vënë pas Scamaccas

Sezoni i shkëlqyer i Gianluca Scamaccas me Sassuolon nuk ka kaluar pa u vënë re edhe jashtë Italisë, ku klube si Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund janë të interesuar tani për të.

Sulmuesi 23-vjeçar italian shënoi 16 gola në 36 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke mbyllur një sezon të mirë dhe të qëndrueshëm nën drejtimin e Alessio Dionisi.

Puna e tij e fortë bëri që ai të marr një vend te Azzurrët për ndeshjet e muajit qershor.

Siç shkruan Calciomercato.com, Milani thuhet se është i prirur për të marrë Scamacca këtë verë, por ata do të duhet të luftojnë konkurrencën serioze si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, me një numër të klubeve të mëdha të etur për ta marrë atë.

Juventus dhe Inter gjithashtu janë lidhura me një lëvizje për sulmuesin italian.

Klubet e huaja të interesuara për italianin janë Arsenali, Borussia Dortmundin dhe PSG-në, por edhe disa klube të tjera nuk kanë qëndruar duarkryq.

Sulmuesi i Sassuolos duket i destinuar për kapërcim në një ekip të madh këtë verë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu