Nga shtatori ndryshime në Ballkan, mediat serbe: Escobar do të emërohet në vend të Matthew Palmer

Duket se Matthew Palmer nuk i ka mbetur edhe shumë kohë! Në qarqet diplomatike në Uashington, flitet se diplomati i karrierës Gabriel Escobar do të zëvendësojë “veteranin” Matthew Palmer në të ashtuquajturën “byro evropiane” të Departamentit të Shtetit muajin e ardhshëm.

Burime për median serbe “Danas” bënë me dije jozyrtarisht se ndryshimet do të ndodhin shumë shpejt pasi Karen Donfried të emërohet Ndihmës Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Në vend të Palmer do të vendoset Gabriel Escobar si përfaqësuesi i ri Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Gabriel Escobar është një njohës i jashtëzakonshëm i Ballkanit pasi më parë ka qenë i emëruar zëvendësambasador në Beograd. Në gusht 2019, ai shërbeu si i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit Anthony Godfrey.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu