Nga trafiku i madh bllokohet komunikacioni për 3 orë, gruaja shtrihet në mes të rrugës (FOTO)

Një grua ka vendosur të marrë rreze dielli në korsinë e shpejtësisë, duke u bërë hit në internet.

Lily Willetts ishte së bashku me partnerin e saj Sam Wadsworth në rrugë për në Blackpool pasditen e së shtunës kur ngecën në trafik për shkak se një makinë kishte bërë aksident.

27 vjeçarja vendosi batanijen në asfalt pas makinës së saj dhe vendosi të merrte disa rreze dielli për të mos e çuar kohën dëm.

Përveç çiftit, në rrugë ishin të bllokuar mijëra njerëz të cilët u detyruan të uleshin në makinat e tyre e të përballonin të nxehtin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu