Ngatërruan himnin e Shqipërisë, ky është dënimi i UEFA-s për Francën

UEFA vendosi një gjobë 20 mijë euro Federatës Franceze të Futbollit për shkak të ngatërrimit të himnit të Shqipërisë dhe fillimit me vonesë të takimit Francë-Shqipëri.

Në takimin e 7 shtatorit, francezët gabuan me himnin, duke e ngatërruar atë shqiptar me të Andorrës.

Kjo bëri që në “Stade de France” sfida Francë-Shqipëri të fillojë me 7 minuta me vonesë.

UEFA hapi një “çështje disiplinore” dhe Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për të gjobitur me 20 mijë euro Federatën Franceze për “organizim të pamjaftueshëm”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu