Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, përveç që u deklarua kundër taksës 100 % që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka mbajtur një takim shumë miqësor me homologun e tij serb, Sinisa Mali. Për këtë takim kishte shkruar vetë Ahmetaj në Facebook. Aty Ahmetaj thoshte se Shqipëria dhe Serbia mund ta japin shembullin më të mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik. Mirëpo, tash Ahmetaj këtë poshtmi e ka fshirë.
Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, është dorëzuar përballë kritikave të shumta që mori nga Kosova, për kundërshtimin që ai bërë vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 % ndaj Serbisë.
Ahmetaj pak më parë e ka fshirë postimin e tij në Facebook nga takimi me ministrin serb.
Fshirjen e postimit, ministri shqiptar e ka bërë pas presionit që erdh nga Kosova.
Ndaj postimit të ministrit të Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj kanë riguar njerëz të fushave të ndryshme të Kosovës.
Kujtojmë se Ahmetaj e ka quajtur si të pa shëndetshme për ekonomin e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.
Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët.
Foto:











