Ngjashmëri e frikshme, Ylli Baka i gjen sozinë Flor Binajt në Mykonos

Moderatori i emisionin “Piranjat” në ABC, Florjan Binaj ka gjetur sozinë dhe ndodhet në Greqi. Këtë gjë e ka zbuluar këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ylli Baka, i cili po shijon disa ditë pushime në ishullin luksoz të Mykonos.

Gjatë një dreke, ai ka vënë re që kamarieri kishte një ngjashmëri të frikshme me Florin. Madje, ky i fundit e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar: “Ylli Baka ka gjetur sozinë time në Greqi”.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Flori bashkë me Arilena Arën mbyllën me sukses sezonin e parë të emisionit investigative “Piranjat”, nga ku i shkuan “këmba-këmbës” shumë denoncimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu