Shpesh herë media online përdoret për të nxjerrë lajme të pavertëta të cilat ndikojnë keq mbi personazhet e showbizit.
Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm shokues ku pretendohej se këngëtari i madh shqiptar Sabri Fejzullahu është ndarë nga jeta.
Ky lajm ka shokuar më së shumti familjarët dhe miqtë e tij.
E para që ka reaguar ka qenë bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, e cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shprehet se është e turpshme kjo që disa portale bëjnë vetëm për disa klikime më shumë.
Ajo gjithashtu ka treguar se njerëz të shumtë kanë dërguar mesazhe ngushëllimi, ndërkohë që Sabri Fejzullahu vijon të jetë gjallë.
“Nuk e kuptova se në çfarë vendi të tmerrshëm jetojmë. Ku gazetarët e portalet janë ata që përcaktojnë atë çfarë Zoti s’e ka bërë akoma.
Sot u mbusha me mesazhe të ndryshme duke më thënë “ngushëllime për Sabriun”.
Gazetarë, që për disa klikime shpifin gjëra që s’janë fare të vërteta.
Desha vetëm t’ju tregoj se i madhi Sabri Fejzullahu është shumë mirë dhe vazhdon ta mbajë veten në formë siç ka bërë çdo herë.
Më vjen shumë keq që ne duhet të turpërohemi kaq shumë nga njerëz që për përfitime personale urojnë gjëra të tmerrshme për dikë tjetër.
Me respekt, A. Fejzullahu.”-ka shkruar Ariana në statusin e saj. /albeu











