Nikolloski: VMRO është parti pro-perëndimore

Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i partisë opozitare VMRO-DPMNE gjatë një paraqitje në 1tv tha se Brukseli dhe Uashingtoni e dinë fare mirë orientimin pro perëndimor të opozitës.

Ai theksoi se nga LSDM-ja nuk promovojnë vlerat pro-perëndimore të cilën i deklarojnë, duke përmendur tenderët e kurdisur, bizneset e familjes dhe vëllaut të kryeministrit, që sipas tij po bëhet faktori kryesorë i biznesit në vend.

“Edhe në Bruksel edhe në Uashington, e dinë shumë mirë se cili është orientimi i VMRO-DPMNE-së, orientim pro perendimorë, pro NATO dhe pro BE.Në fakt, ne jemi partia e parë që kemi promovuar këto vlera. Ne e dimë shumë mirë se vlerat pro perëndimore dhe pro NATO-s dhe BE-së nuk janë tenderët e kurdisur, bizneset e anëtarëve të familjes dhe vëllait të kryeministrit i cili po bëhet faktorë kryesorë i biznesit në vend”- theksoi, Nikollovski, duke shtuar se Qeveria po shfrytëzon ndryshimet kushtetuese për të akuzuar opozitën gjoja është kundër NATO-s dhe BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu