Nimic: Miratimi i Marrëveshjes së Prespës shënon fillimin e një epoke të re

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuar për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, Metju Nimic ka përgëzuar ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Greqisë.

“Do të doja ta përshëndes hapin vizionar të Parlamentit dhe Qeverisë së Greqisë. Kjo marrëveshje historike mes dy vendeve fqinje hap derën dhe u mundëson vendeve marrëdhënie të reja dhe njëkohësisht shënon fillimin e një epoke të re për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan. Pres me padurim përmbylljen e procesit të me Marrëveshjen dhe e rikomfirmoj përkushtimin e vazhdueshëm të OKB-së për bashkëpunim mes të dyja palëve ”, theksoi Nimic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu