Nis hetimi në konsullatën saudite në Stamboll

Zyrtarët turq në grupin e punës të formuar për hetimin e rastit të gazetarit saudit të zhdukur të Washington Post, Jamal Khashoggi, arritën në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll, Muhammad al-Otaibi i cili dje ishte larguar nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët sauditë arrijnë në rezidencën e konsullit për hetimin e rastit Khashoggi
Konsulli i Arabisë Saudite në Stamboll kthehet në shtetin e tij
SHBA e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për rastin Khashoggi
Soylu: Rasti Khashoggi, provë edhe për drejtësinë turke
Zyrtarët të përbërë nga ekspertë nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, gjithsej me 4 automjete civile kanë arritur në rezidencën e konsullit, të cilët më pas hynë në rezidencë me mjetet që kishin sjellë me vete. Pas hyrjes së zyrtarëve turq, filloi hetimi në rezidencë.

Grupi i përbashkët i përbërë nga zyrtarë sauditë dhe turq filloi punën të hënën me një hetim disa orësh të kryer në ndërtesën e konsullatës.

Delegacioni turk i cili kryesohet nga një zëvendëskryeprokuror i shtetit dhe një prokuror nga Prokuroria e Stambollit, përbëhet nga një staf ekspertësh nga departamentet e hetimit të skenës së krimit, të sigurisë publike dhe antiterrorit pranë Drejtorisë së Policisë së Stambollit.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimeve të sigurisë, Khashoggi shkoi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për procedura të martesës, ndërsa më pas u konfirmua se nuk është larguar më nga konsullata dhe se në të njëjtën orë në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, duke përfshirë edhe zyrtarë të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu