Dosja për mos bartjen e kontributeve pensionale në shtyllën e dytë të 12 mijë punëtorëve, sot iu dorëzua Prokurorisë Publike. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dje zbuloi skandalin se në 12 vjetët e fundit kontributet e paguara nga punëdhënësit, nuk dihet ku kanë përfunduar apo kanë mbetur në Fondin e Sigurimit Pensional-Ivnalidor. Shuma prej 19 milion eurove, të cilën Qeveria e ka ndarë për dëmshpërblim, Ministria e Financave nuk e ka sqaruar në prezantimin e buxhetit për viti 2019. Por, ministri Tevdovski tha se ka evidencë.
Para së gjithash ajo është punë e atij resori, do të thotë Ministrisë dhe Fondit Pensional-invalidor. Ata dolën dhe informuan opinionin. Kurse, gjithçka është në aspektin e buxhetit që është kërkuar për reformat pensionale, në aspektin e mbajtjes së qëndrueshme të sistemit pensionale, uljen e rreziqeve, pagesa e pensioneve për të tashmit dhe pensionistët e ardhshëm është e evidentuar në buxhet- deklaroi Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.
Nga ana tjetër Fondi hedh poshtë të ketë bërë keqpërdorime me shpërndarjen e kontributeteve në shtyllën e dytë pensinal.
Fondin e Sigurimit Pensional-Ivnalidor i Maqedonisë
Sipas analizave numri më i madh i të siguruarve të pashpërndarë janë pranuar në periudhën 2003-2007 dhe jo prej vitit 2009-2010. Nga gjithsej 12.000 të siguruar të pashpërndarë, për më shumë se 4.000 të siguruar, nuk ka aspak pagesë të kontributit nga ana e punëdhënësve.
Alsat tentoi të merr prononcime edhe nga ish drjetuesit e fondit, të gjithë kuadro të BDI- Isni Jakupi, Amet Dauti, Bekim Neziri. Por pa sukses. Ndërkaq Ish-ministrat e punës dhe politikës sociale të kësaj periudhe Spiro Ristovski dhe Dime Spasov nuk ishin të qasshëm, kurse ish-ministri i emëruar në vitin 2008 Xhelal Bajrami, i cili tani është në postin e Prokurorit Republika, për Alsat tha se ky nuk mund të quhet skandal.
“Me vetë faktin se mjetet financiare kanë mbetur në Shtyllën e parë, do të thotë se janë brenda buxhetit të shtetit, unë nuk shoh ndonjë skandal. Ato para nuk janë përvetësuar, por këtu mund të jetë bërë ndonjë gabim teknik nga ana e shërbimeve të Fondit- deklaroi Xhelal Bajrami, ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale”.
Nga Agjencia “MAPAS” si mbikëqyrëse e punës së fondeve pensionale dhe shoqërive të sigurimeve dhe Agjencia për punësim, shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondit pensionale të Shtyllës sës dytë.
Sipas Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, këta pensionistë të ardhshëm me një pagë mesatare, të cilët aktualisht janë me moshë mesatare 40 vjeçe, do të dëmshpërblehen me nga 400 mijë denarë, duke iu shpërndarë nëpër në llogaritë individuale./Alsat
Video:










