Nis nga puna Pika Kufitare e Lëvizshme përgjatë bregdetit, Rama: Lehtësi e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Sipas tij, nga kjo lehtësi përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat shqiptare me mjetet e tyre lundruese.

Jo më o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije.

Një lajm i mirë për mjetet lundruese turistike dhe ata që duan të shijojnë mrekullitë e vendit tonë nga deti. Tashmë ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Nga kjo lehtësi e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat tona me mjetet e tyre lundruese. Policia Kufitare mbërrin tek ata kudo në bregdet për të kryer procedurën përkatëse”, shkruan Rama një një postim në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu