Nisen për udhëtim, Fifi me dedikim ndaj partnerit: Le të humbim së bashku

Fifi, qysh nga hyrja e saj në “BBV”, u shndërrua në personazhin më të komentuar. Madje, ajo u komentua shumë edhe pas daljes nga ky spektakël. E gjitha kjo pasi këngëtarja bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin shqiptar, Adis Patushin.

Që nga ai moment, çifti nuk kanë hezituar aspak të ndajnë momente të bukura me ndjekësit e tyre.

Së fundi, ata kanë nisur një udhëtim bashkë, ku edhe nuk kanë munguar dedikimet njëri-tjetrit.

Le të humbim së bashku”, ka shkruar Fifi, teksa Adisi qëndron krah saj.

Tjetrën anë, Adisi gjithashtu ka postuar një foto, ku ka shkruar: I pafajshmi dhe e bukura. Ndryshe, Fifi, i ka bërë edhe këngë partnerit të saj, i titulluar “Hana”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu