Nistori merr mirënjohje nga Teatri i Gostivarit, për shkak të kontributit në avancimin e vlerave

Në Gostivar u shfaq për të tretën herë komedia “Çifti i hapur”, autor i së cilës është Dario Fo Franca Rama.

Regjisor i komedisë është Sulejman Rushiti, ndërkaq në rolet kryesore luajtën Romir Zalla dhe Suela Bejko. Komedia është shfaqur në Durrës, Shkup, kurse në Gostivar u rishfaq për të tretën herë sepse u kërkua nga publiku.

Pas përfundimit të shfaqjes u shtrua një koktej me ç’rast regjisori, i cili është edhe drejtor i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti ndau disa mirënjohje për kontribuesit e teatrit.

Ndër të shpërblyerit me mirënjohje është edhe portali Nistori, si medium që ka mbështetur vazhdimisht artin, kulturën e sidomos teatrin.

Me kët rast, kryeredaktori Emir Hamzi falënderoi vlerësuesit e Nistorit, duke theksuar se portali në fjalë do të vazhdojë që të përkrahë aktivitetet që kanë vlerë dhe që kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë tonë, e sidomos teatrin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu