Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta pritet në takim nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions
Gjatë takimit Sessions u shpreh se Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë
“Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm”, tha ai.
Kongresmeni Sessions vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e Metës për konsensus të plotë.
“SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA, e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin
Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara”, tha ai.
Ndërsa kreu i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria është e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut.
“Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”, tha Meta.