Një dasëm në horizont? Klea Huta rrëfen planet me Elgitin

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura nga publiku. Ata kanë disa vite që janë së bashku dhe tashmë janë prindër të një djali. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Klea zbuloi se detaje nga lidhja e tyre, se si janë njohur.

Në Akademi të Arteve na prezantoi një shok i përbashkët. Giti donte të merrte një vajzë këngëtare në menaxhim sepse donte të prodhonte këngë, të ishte në menaxhim. Nuk u bë gjë, unë kisha projekte të tjera, ja lash pak seen domethënë. Pastaj pas shumë kohësh kemi qenë te Maratona e Këngës me Alar Band. Ishte dëshirë e përbashkët të bënim një këngë dhe thonë të shkojmë te Giti. Edhe shkojmë në studio se kush me kë, me thënë të drejtën nuk e mbaj mend. Po Giti pra, hodhi shigjetat e para se është Shigjetarë ai”, rrëfeu ajo.

Më tej, bukuroshja foli edhe për dasmën që realizuan në Marok dhe arsyen pse zgjodhën ta bëjnë pikërisht në atë vend.

Historia ishte kështu. U lidhëm ne, pastaj bashkëjetuam, pastaj unë mbeta shtatëzënë, pastaj bëmë dasmën private në Marok, pastaj u celebruam, pastaj në qershor me propozoi për martesë. As vetë nuk e di se si ndodhi kështu, por mua më pëlqen. Martesa në Marok ka qenë dëshirë e fotografes. Ajo e kishte me shumë dëshirë të shkonim atje dhe e realizuam. Na pëlqente kultura e vendit dhe thamë pse jo. Do ta bëjmë dhe në një dasëm, por se kur ende se di.”, u shpreh Klea.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu