Një delegacion i Parlamentit Evropian për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Një delegacion i Parlamentit Evropian sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, që ta vlerësojë progresin e vendit tonë në reformat evropiane si dhe gatishmërinë për negociatat e mundura inkuadruese.

Shtatë përfaqësues të Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) të kryesuar nga eurodeputeti estonez Tune Kelam, do të takohet me udhëheqësinë politike, opozitën dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Siç kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup, eurodeputetët, gjithashtu do të vizitojnë projektin e financuar nga BE-ja, që të shohin si fondet evropiane funksionojnë në praktikë.

Delegacioni i Komisionit për punë të jashtme i PE (AFET) përbëhet prej Kelam nga PPE i cili është edhe kryesues, eurodeputetja rumune Krisitna Preda nga PPE, Knut Flekenshtajn nga Gjermania, Huan Fernando Lopes Agilar i cili është eurodpeutet spanjoll, Bas Belder dhe Ilhan Kjuçuk nga Bullgaria dhe Tomas Mezerkis nga Partia e të Gjelbërve/EFA nga Hungaria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu