As një herë e as dy herë, ja sa herë qëlloi ndaj Ramës në Kuvend Monika Kryemadhi (VIDEO)

Dita e djeshme padyshim që ishte një ndër ditët më të vështira në Kuvendin e Shqipërisë.

Aksioni i opozitës shkaktoi trazira të vërteta brenda sallës plot deputetë.

Por çfarë nuk u pa live, e nuk u dëgjua nga kamerat dje gjatë protestes se opozitës?

Gjatë kohës që Garda ndaloi ish-kryeministrin Berisha të merrte fjalën në Kuvend, Berisha ka ofenduar rëndë Ramën.

“O fytyrë qeni, o surrat qeni, kujt ia bën këtë ore qen?!”, iu drejtua Berisha Kryeministrit.

Nëse në video shihet që Kryemadhi qëlloi njërën çizme ndaj Ramës, në fakt ajo i ka hequr të dyja dhe më të dyja ka qëlluar në drejtim të kryeministrit.

Kryemadhi goditi 9 herë Kryeministrin, i cili është mbrojtur nga gardistët, të cilët kanë pritur gjuajtjet me çadra dhe me duar. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu