“Lutu për Shqipërinë”, ishin këto fjalët e nxënësve të shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, të cilët kanë shpalosur sot flamurin gjigant shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë nga tërmeti që goditi vendin tonë.
“Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme të Medicinës bashkëndjejmë dhimbjen me ty!” thanë nxënësit. Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!
Një gjest emocionues! Gjimnazistët nga Tetova bëjnë lutjen e veçantë për Shqipërinë, të ulur në gjunjë.
Video:










