Një lajm i mirë vjen për Gostivarin

Komuna e Gostivarit dhe ajo e Ljutomerit, në Slloveni, do të binjakëzohen, bëjnë të ditur nga shërbimi për informim i komunës së Gostivarit.
Kryetari Arben Taravari ishte në vizitë në komunën Ljutomer, ku u prit nga zv.kryetari Boro Zemljak.

Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që të sigurohen më shumë njohuri për projekte të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zezë dhe menaxhimin e mbeturinave komunale. Gjithashtu, për komunën e Gostivarit është me rëndësi përvoja e komunës Ljutomer për shfrytëzimin e fondeve të BE-së. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu