Një lokal në Prishtinë u dërgon ushqim policëve në veri, Sveçla publikon fotot

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një lokal në Prishtinë ka përgatitur ushqim për zyrtarët policorë që janë në veri.

Ai ka shtuar se darkën e kanë kaluar me zyrtarët policorë në Bërnjak.

Një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë. Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu