Një ministër i ri do të zgjidhet disa ditë para shpërbërjes së Parlamentit

Vetëm disa ditë para shpërbërjes së Parlamentit, kryeministri Dimitriev ka kërkuar nga deputetët të zgjedhin një ministër të ri pa resor në qeveri.

Sot vonë pasdite Dimitriev ka lëshuar një letër tek kryeparlamentari Veljanovski me të cilën kërkon shkarkim nga detyra të Furkan Cakos ministër pa resor edhe pse propozim nga Partia demokratike e turqve e Kenan Hasip e në vend të tij kryeministri propozon Bejxhan Ilas, mjek i punësuar në spitalin e Tetovës,njofton Zhurnal.

Deri më tani qeveria nuk ka dhënë sqarime për këtë kërkesë të shkarkimit të Cakos edhe pse janë pjesë e koalicionit me VMRO-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu