Një njoftim me rëndësi për ata që nesër do udhëtojnë me avion

Nëse keni në plan të udhëtoni drejt Italisë të premten (nesër) do të ishte mirë të rishikoni axhendën tuaj.

Fluturimet për ditën e nesërme pritet të kenë vonesa për shkak të një greve 4 orëshe në Itali nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Njoftimi i Autoritetit Civil:

Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme 11 Janar 2019 nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se ditën e premte unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë 4 orëshe, nga ora 13.00 deri në 17.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anullime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për t’u njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu