Një personi që ka mbërritur nga Italia po i bëhen testet në Klinikën Infektive në Shkup

Në Klinikën Infektive në Shkup një personi me simptome gripi po i bëhet testi i ko ronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ky pacient sot pasdite nga Milano kishte mbërritur në Shkup, përcjell INA.

Pacienti gjatë kalimit në kamerat termale në aeroport ka pasur një fotografi të lehtë klinike gjatë kontrollit në aeroport, nuk ka pasur temperaturë të lartë dhe se gjendja e tij ka qenë stabile. Tek ai nuk janë diagnostifikuar simptoma të sëmundjes. Por ai pas mbërritjes në shtëpi ka ndjerë simptoma gripi, që në orën 22:00 është lajmëruar në Klinikën Infektive. Pacienti është vendosur në izolim dhe se po i bëhen testimet, që pritet të përfundojnë për rreth dy orë. Ministria e Shëndetësisë tha se menjëherë do të informohet opinioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu