Një shqiptar tjetër tek Interi? Zikaltërit mendojnë shkëmbimin e lojtarëve

Kristjan Asllani nuk është ende një emër i madh në futbollin italian por inter dhe tifozeria e tyre e ka pritur në Milano sikur të ishte një yll i futbollit europian. Tashmë, Inter po mendon të sjellë në Milano një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshiti.

Deri para pak kohësh, Gjimshiti ishte i paprekshëm te zikaltërit e Bergamos, por sot, ata e shohin si një mundësi largimi në merkato.

Inter po mendon të ofrojë Valentino Lazaro në shkëmbim të Berat Gjimshiti, sipas raportimit nga “Sportmediaset”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu