Një tërmet tjetër godet Shqipërinë, ndihet edhe në Kosovë (FOTO)

Seria e tërmeteve në trojet shqiptare ka vazhduar edhe sot. Një tërmet prej 2.5 ballësh ka dridhur përsëri Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.

Epiqendra thuhet e ka qenë një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkohe dridhjet janë ndjerë edhe në një distancë prej 85 kilometrave në perëndim, në qytetin e Shkupit rreth orës 17 e 14 minuta.

Gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në qytezën e Dragashit në Kosovës, 20 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Kukësit.

Tërmeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të EMSC, e cila merret me regjistrimin e të gjitha tërmeteve nëpër botë.

Shqipëria gjatë vikendit është goditur nga një seri tërmetesh të cilat kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale./GazetaExpress/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu