Avokati, Elenko Millanov, i cili e ka përfaqësuar ish kryeministrin, Nikolla Gruevski në lëndën “TNT”, dje ka dorëzuar kërkesë që të heq dorë nga përfaqësimi përpara Gjykatës.
Gjykatësi Ognen Stavrev kumtoi se Gruevskin do ta mbrojë Mehmed Seferi, avokat, të cilin Gjykata ia ka ndarë sipas detyrës zyrtare. Gruevskit në këtë lëndë, ashtu edhe si në të tjerat të PSP-së, i gjykohet në mungesë.
Në seancën e sotme duhet që të dëshmojnë katër dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe djali i biznesmenit të kompleksit “Kosmos”, Fijat Canoski, Sefer. Lënda është në fazën e procedurës së dëshmive dhe gjykata i dëgjon dëshmitarët e fundit të PSP-së.
Sipas akuzës së PSP-së, të aukuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për arsye të urrejtjes politike dhe për këtë e kanë prishur kompleksin banesor “Kosmos”.










