Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Tiranën, shqiptarët bllokojnë faqen më të madhe të tërmetëve

Pasditën e sotme shqiptarët u tronditën sërish pasi një tërmet i fortë tronditi sërish vendin. Me një magnitutë prej 4.3 ballë të shkallës righter, qytetarët e Tiranës dhe Vorës kanë braktisur banesat pasi lëkundja është ndjerë e fortë.

Organizata e Pavarur Shkencore EMSC nuk është hapur për të raportuar magnitudën e tërmetit që lëkundi tokën pasditen e sotme. Arsyeja ka qënë se faqja e tyre është mbingarkuar nga përdorimi i shqiptarëve, të cilët pas paslëkundjeve janë “turrur” për të zbuluar se sa ishte forca e saj.

“Po merremi që të rregullojmë problemet. Na vjen keq. Lëkundja e pastërmetit në Shqipëri ka krijuar probleme.

Do bëjmë ç’të jetë e mundur. Kjo tregon se të qënit një organizatë OJF pa fonde të përherëshme bën që shpërbimi të jetë i vështirë për t’u mbajtur,”-shkruhet ndër të tjera në Tëitter. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu