Njihuni me çajin më të shtrenjtë që kushton më shumë se ari

Një çaj i cili kushton shumë më shumë se ari! Një gramë i tij kushton 200 dollarë, ndaj kush do që ta pijë, duhet të mendohet dy herë.

Çaji në fjalë gjendet në Angli, në një hotel luksoz në afërsi të rrugës së pallatit mbretëror, Buckingham Palace.

Bëhet fjalë për një çaj me cilësi të artë i cili njihet me emrin “Këshilla të arta”.

Çaji i porositur në hotelin “Rubens” në Londër, shërbehet nga një kamerier me doreza të bardha.

Ky i fundit tregohet i kujdesshëm në peshimin e gjetheve, para se të futen një ujë të cilësisë së lartë.

Bëhet fjalë për gjethe të rritura në Sri Lanka dhe të kultivuara me kujdes. Pas mbledhjes së tyre, thahen në një rrobë të kadifenjtë.

Gjethet lihet në ujin e ngrohtë për disa minuta deri sa lëshojnë ngjyrë dhe një shije të veçantë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu