Njoftim: Më datë 24 Mars përkujtohet rënia Heroit të Kombit Ismet H. Asllani

Ismet Asllani u lind në Prapashticë të Gollakut, ishte fëmija i parë i nënës Emine dhe babait Hazir Asllani. Për shkaqe ekonomike, famlja e Ismetit shpërgulet në Hallaq të Vogel të Lipjanit kur Ismeti ishte 5 vjeç, prapa lanë varre, kujtime, dhimbje dhe krenari sepse familja e Ismetit çdo herë ishte në shërbim të atdheut ku dhe në çdo luftë, kësaj familje i’u vranë e masakruan shumë familjarë.

Ismet Asllani me gjithë familjen e tij, nuk kursyen asgjë për popullin shqiptar.  Ismeti ka qenë Komandant i Logjistikes ne Brigaden 153 Gollak. Ismet Asllani hero burrë, trim dhe humanitar i madh që nderoi Gollakun dhe Kosovën. Më datë 11.06.2012 Presindenca e Kosoves e dekoron Ismet Asllanin me urdherin “Hero i Kosovës”.

Më datë 24 Mars përkujtohet rënia Heroit të Kombit Ismet H. Asllani:

  • Në orën 10:00 vendosja e luleve në vendin e rënies Konjuh,Rr.Lipjan-Prishtinë.
  • Në orën 12:00 bëhen homazhe tek varri i Heroit Ismet H. Asllani në fshatin e lindjes në Prapashticë.

Ismeti ishte njeri i fjalës, modest, i beses, i sakrifices, i aksioneve dhe i vendosmërisë atë që thoshte e realizonte patjeter, shkurt, kishte tiparet e një burri të vërtetë që nuk do të harrohet kurre tek ata që e njohen./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu