Njoftim për mërgimtarët: Nuk keni nevojë më të kaloni nëpër Beograd, është hapur tërë traseja e unazës

Mërgimtarët të cilët këto ditë i’a mësyejnë vendlindjes nuk kanë nevojë më të kalojnë nëpër Beograd. Më 28 qershor është hapur për qarkullim tërë traseja e unazës së Beogradit në gjatësi prej 47 kilometra.

Bëhet fjalë për autostradë sipas standardeve bashkëkohore, shkruan FOLonline.
Qoftë nga drejtimi i Budapestit apo ai i Zagrebit për në këtë autostdaë kyçja bëhet në Dobanovci. Vetëm duhet të përcillet shenja e komunikacionit Nish në tabelat me ngjyrë të gjelbërt që janë të zakonshme për autostradat.

Pasi të kalohet qarkorja përreth Beogradit, udhëtarët lidhen në autosradën ekzistuese E-75 ose A 1, Beograd-Nish.

Kyçja në këtë segment bëhet në Bubanj Potok apo tek pagesa rrugore. Rrugëtim të rehatshëm!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu