Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se zëvendës ndihmës sekretarit Gabriel Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Europian.
Në një postim në Twitter, Ambasada amerikane uron përfaqësuesin e ri për Ballkanin Perëndimor, ndërsa thekson se Escobar tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Europian.
“Urime përfaqësuesit të ri special në Ballkanin Perëndimor, zëvendës ndihmës sekretarit Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar aderimin e rajonit në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BeH”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.









