‘Njohja e Kosovës është në duart e Presidentit Zelensky’

Shefi i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, Oleksandr Merezhko, njëri nga nënshkruesit e letrës ku shprehet shqetësimi me politikat aktuale perëndimore ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina është punë e presidentit, i cili sipas kushtetutës është përgjegjës për politikën e Jashtme.

Ai theksoi se e ka nënshkruar letrën si deputet i Ukrainës dhe shpreh qëndrimin e tij për këtë çështje, pasi e vlerëson faktin që Kosova mbështet Ukrainën dhe ka zbatuar sanksionet kundër Rusisë.

”Është e papranueshme që ekstremistët serbë në Kosovë të shkruajnë shkronjën Z në makinat e forcave paqeruajtëse dhe të sulmojnë përfaqësuesit e KFOR-it”, tha zoti Merezhko duke iu referuar incidenteve të dhunshme të 29 majit të këtij viti në veriun e Kosovës kur protestuesit serbë u përleshën me trupat e drejtuara nga NATO-ja, duke plagosur 93 prej tyre.

Në letrën e ligjvënësve dhe politikanëve nga vende të ndryshme euro-perëndimore, përfshirë dhjetë kryetarë komisionesh për marrëdhënie me jashtë dhe 56 deputetë dërguar shefave të diplomacisë së SHBA-së, atij britanik dhe të BE-së, mes tjerash kërkohet përqendrimi i diplomacisë perëndimore në normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugën e vazhdueshme euro-atlantike për Serbinë dhe Kosovën dhe një diplomaci parandaluese e të baraspeshuar për të mos përsëritur gabimet nga e kaluara.
“Qasja aktuale nuk funksionon. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohet që të mos miratojmë një politikë ku Beogradi është qendër për Ballkanin?, thuhet mes tjerash në letër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu