“Nuk do të ketë më drejtorë organizativë e mjekësor”, Mexhiti: Deri në qershor do të riorganizohet Qendra Klinike

Nuk do të ketë më drejtorë organizativë dhe mjekësor nëpër klinikat e Qendrës Universitare Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Deri në qershor vitit 2024 do të përfundojë procesi i bashkimit të Qendrës Klinike me të cilin nuk do të pushohen nga puna 33 drejtorëve ekonomikë dhe 33 mjekësorë, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Mexhiti: Deri në qershor do të riorganizohet Qendra Klinike
“Kjo do të bëhet realitet dhe deri në fund të majit ose qershorit 2024. Po rrjedhin procedurat duhet të bashkohen, 33 borde drejtuese, 33 drejtorë organizativë dhe 33 drejtorë mjekësorë, ajo që nuk u përmend shërbimet e përbashkëta që unë shumë i dua, ato 20 milion euro të humbura. Kam thënë nga dita e parë nuk do të lejoj shëndetësia të jetë në këtë gjendje”, tha Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë.

Para një muaji ministri i Shëndetësisë ka dorëzuar kërkesë në Qeveri dhe pas zgjedhjeve do të nis kjo procedurë, konfirmoi Kryeministri Kovaçevski.

“Është një proces që ka nisur dhe do të përfundojë pasi që të jemi real, në një kilometër katror, 60 drejtorë organizatvë, 60 borde drejtuese, nuk ka kurrfarë nevoje për këtë”, pohoi Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

I pyetur nëse pas zgjedhjeve do të ketë një qeveri të re që nuk do ta vazhdojë këtë plan, Kovaçevski tha se pas zgjedhjeve e njëjta qeveri do të mbetet.

“E njëjta qeveri do të jetë”, tha Kovaçevski.

“U përgjigj kryeministri”, shtoi Mexhiti.

Riorganizimin e Qendrës Klinike e ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sapo erdhi në funksion, i cili në seancën e nesërme të qeverisë do të hapë çështjen e të punësuarve me kontratë në sektorin e shëndetësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu