Nuk e dinit, por kaq i shkolluar është Sinan Vllasaliu

Sinan Vllasaliu me muzikë ka filluar të merret që në moshën 7 ose 8 vjeçare.

Ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” për Kanto dhe Piano si dhe Fakultetin e Arteve të bukura.

Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e asaj kohe siç ishin Akordet e Kosoves’, Okarina e Artë etj.

Ka fituar mjaft çmime dhe nga do që shkonte në çdo Festival triumfonte pa u ndalur.

Paraqitja e tij e parë skenike ishte në vitin 1986 kur për herë të parë merr pjes në festivalin Okarina e Artë ku u shpreblye me vendin e parë me këngën “Kthehu oj rini”, shkruan “Kosovarja”.

Në vitin 1987 still i tij muzikor ndryshoj paksa dhe kenga e re “Zogu” e kompozuar nga kompozitorja Selvete Krasniqi, u inspiruar nga vargjet e poetit Ali Podrimja. Në vitin 1988 merr pjesë përsëri në festivalin Okarina e Artë poashtu me këngën “Zogu”.

Sinan Vllasaliu vazhdon të jetë një nga yjet më të ndritshëm të muzikës në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu