Nuk e gjen në Google, çfarë thotë Rama për Kryenegociatoren e re?

Pas emërimit të kryenegociatores së re Majlinda Dhuka, kryeministri Rama takoi ekipin e negociatorëve shqiptarë që do të punojnë për procesin e negociatave. Kreu i i qeverisë u kërkoi atyre që ta nderojnë vendin.

“Unë dua që në Bruskel skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje absolutisht pozitive. Dua që në Bruksel të flitet për seriozitetin, të flitet për këmbënguljen, të flitet për kapacitetet dhe të flitet për cilësinë e punës të skuadrës shqiptare”, u tha Rama.

Rama njoftoi se përveç kalimit të 5 sektorëve të ministrisë së Jashtme në varësi të drejtpërdrejtë të Ministres së shtetit, edhe ngritjen e Këshillit Ndërministror për çështjet europiane.

Është shumë e rëndësishme që angazhimi për procesin të jetë prioriteti absolut i secilit dhe secilës prej jush dhe patjetër edhe i të gjithë atyre që janë nën varësinë tuaj ose që kalojnë tani nën varësinë e Kryeministrisë, duke udhëhequr në të përditshmen e tyre si staf i ministres së Shtetit për negociatat dhe që është njëkohësisht edhe Kryenegociatorja e Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri përcolli konsiderata për Zef Mazin si kryenegociator i deritanishëm, duke reaguar njëherësh ndaj atyre që kanë kontestuar emrin e pasueses së tij, duke thënë se nuk del në Google.

Vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënies me Bashkimin Evropian. Ambasadori Mazi bëri një punë të lavdërueshme, duke bërë një punë të jashtëzakonshme diplomatike. Ndërsa tani ndryshon qasja. Procesi tani kërkon një profil teknik”, tha Rama, duke vijuar:

“Më bëri përshtypje dikush që kur doli emri i kryenegociatores, thoshte: ‘E kërkova në Google dhe nuk e gjeta’. Kjo është pikërisht arsyeja pse ka një ndryshim themelor. Ka shumë njerëz në administratën tonë që nuk i gjen në Google, po pa të cilët administrata jonë nuk do funksiononte dot.

Janë pjesë e palcës së shtetit shqiptar. Njerëz që mund të jenë në zyra qysh prej fillim viteve ’90 edhe i kanë shërbyer shtetit me përulësi, me modestinë intelektuale të dikujt që është gjithmonë në hije, por sikur largëqoftë të mos kishin qenë ata njerëz dhe gjithçka të kishte mbetur në dorën e atyre që hyjnë e dalin shpeshherë si në mallin e babait, këtu ne do ishim në një situatë si ajo pas tërmetit. Fatmirësisht janë njerëzit si Kryenegociatorja që kanë bërë pjesën e tyre të punës. Kjo është e gjitha”, fjalë këto për Majlinda Dhulin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu