BE ka paralajmëruar presidentin turk Erdogan dhe partinë e tij të mos ushtrojnë presion që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale, ku forca politike në pushtet ka humbur qytetet kryesore, e për rrjedhojë ka kundërshtuar pjesërisht rezultatin.
Zëvendëspresidenti i Komisionit të BE, Frans Timmermans, i kujton Turqisë se duhet të respektojë vlerat bazë të demokracisë. Ky paralajmërim vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Turqi nga ku, partia në drejtim e Presidentit Erdogan, humbi shumë bastione, cka coi në kontestim të pjesshëm të rezultatit.
Zyrtari i lartë evropian vë në dukje se “Turqia vitet e fundit është distancuar me më ritme të shpejta nga vlerat europiane. Ne shpresojmë që kjo të mos bëhet edhe më keq, duke mos respektuar rezultatin e zgjedhjeve komunale nga AKP.”
Sipas të dhënave jozyrtare, Partia e Erdoganit arriti të merrte në të gjithë vendin 44,3 përqind të votave, por humbi në metropolet e vendit prandaj vë në diskutim rezultatin. Natyrisht që çdo parti ka të drejtë të kontrollojë rezultatin e zgjedhjeve kur bëhet fjalë për dyshime të justifikueshme, thotë hollandezi Timmermans, që është kandidati kryesor i partive socialdemokrate në zgjedhjet europiane. E rëndësishme është që autoritetet turke të kontrollojnë rezultatin në mënyrë të pavarur dhe në fund AKP të njohë rezultatin”. Këtë pret BE, sepse kjo është demokraci”. Timmermans vëren se në zgjedhjet komunale kanë fituar ato forca që kërkojnë afrim të Turqisë me Perëndimin. “Erdogan duhet ta pranojë këtë dhe të përpiqet që me politikën e tij t’i afrohet sërish vlerave europiane.”
Sipas gjendjes aktuale katër nga pesë qytetet më të mëdha të vendit do të qeverisen në të ardhmen nga opozita. Në Stamboll postin e kryetarit të bashkisë e mori me rezultat të ngushtë CHP, një parti e qendrës së majtë. AKP e Erdoganit i kundërshtoi rezultatet në 39 lagjet e qytetit. Edhe në kryeqytetin Ankara, kryeson opozita.










