Nuk është vështirë ta bëni një femër të lumtur, por vetëm nëse dini çfarë të bëni

Është i përhapur shumë mendimi që femrat janë qenie të komplikuara. Kështu thonë edhe meshkujt të cilët janë në lidhje të gjata, në mënyrë që nga vetja të bëjnë heroin e madh. Mirëpo, nuk është aq e vështirë ta lumturoni një femër, posaçërisht nëse ia mundësoni gjërat e vogla të cilat ajo i dëshiron.

E dini që meshkujt fuqishëm dëshirojnë që ta lumturojnë femrën, por e dini që ne femrat shumë shpesh ua vështirësojmë këtë. Të lumturosh femrën është goxha lehtë, nëse jeni në gjendje t’i ndiqni këto rregulla, transmeton Telegrafi

Femra gjithmonë ka të drejtë
Madje edhe nëse nuk ka të drejtë, por nëse nuk është fjala për çështje shumë të rëndësishme, pranojani femrës që ka të drejtë dhe të gjithëve do t’u bëhen gjërat më të lehta. Kjo gjë nuk është e drejtë ndaj jush, mirëpo përfundimisht është recetë për qetësi në shtëpi.

Meshkujt gjithmonë kërkojnë zgjidhje të shpejtë për ndonjë problem, ndërkaq femrat janë të prira të bëjnë debate të gjata, të cilat shpesh përfundojnë pa zgjidhje. Nëse dëshironi t’u shmangeni debateve të gjata, thojani këtë frazë magjike, ndërkaq si ngushëllim gjithmonë mbetet opsioni që t’u ankoheni shokëve.

Ekziston dallimi midis asaj që e thonë femrat dhe asaj që ato e mendojnë
Shembulli më i mirë është ai kur femra ju thotë që çdo gjë është okej që ju shoqëroheni me ish të dashurën, ndërkaq në atë çast mendon që duhet ta harroni atë.

Këto dhe gjëra të ngjashme femra kurrë nuk do t’jua thotë me zë të lartë, për shkak të krenarisë që ka. E vetmja gjë që u mbetet është që “t’ia lexoni mendimet”.

Kujdesuni për nevojat e femrës
Nëse femra detyrohet t’ju thotë atë që dëshiron, atëherë kjo më nuk mund të jetë surprizë dhe shfaqje dashurie. Femrat admirojnë gjestet romantike, por edhe më tepër dëshirojnë kur meshkujt vetë kujtohen për datat e rëndësishme, apo u përgatisin gjëra të papritura.

Nëse e parashikoni se çka dëshiron femra, aq më mirë, nëse keni sukses në këtë, femra juaj gjithmonë do të jetë e lumtur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu