“Nuk është vetëm Meta”, Ngjela nxjerr prapaskenat e rënda dhe zbulon planin e fshehtë që ishte përgatitur për zgjedhjet e 25 prillit

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Breaking’ iu përgjigj pyetjes se ku gaboi Presidenti Meta në lidhje me qëndrimet e tij për zgjedhjet e 25 prillit. Ngjela shprehet se nuk është vetëm Meta, por edhe liderët e Partisë Demokratike, të cilët paralajmëruan destabilizim pasi e dinin se nuk i fitonin dot zgjedhjet.

Sipas avokatit, ndërhyrja e forcave amerikane i frenoi lëvizjet dhe projektet e tyre për të krijuar destabilitet në vend.

Ku gaboi Meta, në deklaratën ndaj ambasadores apo me thirrjet për kosoret dhe sfurqet?

Ngjela: Janë të lidhura. Nuk është vetëm Meta. Meta është më i shthururi nga sistemi mendor. Edhe liderët e PD thanë se do bëhet revolucion. Ata e dinin se nuk i fitonin këto zgjedhje. Paralajmëruan destabizilim? Pse nuk e bënë? Sepse janë forcat amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu